Vllaznia ka bërë zyrtare afrimin e Rrok Tomës, i cili bëhet lojtari më i ri i skuadrës shkodrane. Ashtu siç ishte raportuar disa ditë më parë nga “Newsport.al”, sulmuesi 22-vjeçar është transferuar nga Partizani te kuqeblutë në formë huazimi.
Marrëveshja e huazimit do të vlejë për ndeshjet e Kupave të Evropës, ndërsa më tej nuk përjashtohet mundësia që lëvizja të kthehet në transferim përfundimtar. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka ende bisedime për një operacion të tillë.
Kalimin e Tomës e ka konfirmuar vetë klubi shkodran përmes një njoftimi zyrtar.
“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka arritur një marrëveshje me FK Partizani për huazimin e futbollistit Rrok Toma. Sulmuesi që është edhe pjesë e kombëtares U21 do të vishet tashmë kuqeblu duke premtuar të bëjë më të mirën me skuadrën tonë”, shkruan klubi shkodran.


