Vora afron Milan Kovaçin, 19-vjeçarin që vjen nga Anglia dhe ka luajtur me Shqipërinë

Vora afron Milan Kovaçin, 19-vjeçarin që vjen nga Anglia dhe ka luajtur me Shqipërinë

Lajme

Vora ka zyrtarizuar afrimin e radhës, teksa pjesë e skuadrës është bërë Milan Kovaçi. Mbrojtësi 19-vjeçar ka zgjedhur të mbyllë qëndrimin te Peterbourough në Angli për të nisur një eksperiencë të re në “Abissnet Superiore”.

Për talentin e lindur në Londër dhe të formuar në akademinë e Peterbourough, kjo do të jetë hera e parë që luan jashtë Anglisë. Më herët, ai ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare U15, U16 dhe U17.

“Milan Kovaci i bashkohet klubit tonë. Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Milan Kovaci është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Me talentin dhe dëshirën për t’u zhvilluar, besojmë se Milani do të ketë një të ardhme premtuese me ekipin tonë”, shkruan klubi vorak ndër të tjera.

https://www.instagram.com/p/DaSOQQHOdaj
https://www.instagram.com/p/DaSOQQHOdaj

Promo