Teuta zyrtarizon Geraldo Bajramin, përforcim i rëndësishëm për Edlir Tetovën

Teuta zyrtarizon Geraldo Bajramin, përforcim i rëndësishëm për Edlir Tetovën

Lajme

Teuta ka bërë prezantimin e afrimit të saj më të ri, teksa Geraldo Bajrami është tashmë futbollist i skuadrës durrsake. Siç ishte raportuar nga “Newsport.al” disa ditë më parë, mesfushori 26-vjeçar i dha fund eksperiencës së tij në Angli për të nisur një kapitull të ri në “Abissnet Superiore”.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Bajrami ka luajtur në Angli me ekipe si Birmingham, Solihull Moors, Kidderminster, Notts Counti, Butron Albion dhe Craëley. Në pjesën më të madhe të kohës, ai ka qenë pjesë e skuadrave të ligës së 3-të angleze, duke u aktivizuar kryesisht si mesfushor difensiv, por edhe në repartin e mbrojtjes.

Në njoftimin e klubit durrsak thuhet: “Mirë se vjen, Geraldo Bajrami! KF Teuta ka kënaqësinë të zyrtarizojë afrimin më të ri në skuadër, qendërmbrojtësin Geraldo Bajrami. Klubi i uron Geraldos mirëseardhje në Durrës dhe shumë suksese me fanellën blu”.






https://www.facebook.com/reel/1601268844760447/
https://www.facebook.com/reel/1601268844760447/

Promo