Anglia dhe Kongo publikojnë 11-shet zyrtare për duelin e 1/16-tës në Botërorin 2026

Anglia dhe Kongo publikojnë 11-shet zyrtare për duelin e 1/16-tës në Botërorin 2026

Lajme

Nga ora 18:00, Kombëtarja e Anglisë mat forcat me Republikën Demokratike të Kongos në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-tës së Kampionatit Botëror 2026.

Para nisjes së takimit, trajnerët Thomas Tuchel dhe Sebastien Desabre kanë bërë publike formacionet zyrtare për këtë përballje.

Te Anglia, mungesa e Reece James në krahun e djathtë bën që nga minuta e parë të aktivizohet Djed Spence. Në repartin ofensiv, Marcus Rashford është preferuar përpara Anthony Gordon në krahun e majtë.

Në majën e sulmit për “Tre Luanët” mbetet Harry Kane, i mbështetur në fazën sulmuese edhe nga Noni Madueke dhe Jude Bellingham.

Nga ana tjetër, te Kongo e nisin titullarë futbollistë si Aaron Wan-Bissaka, Axel Tuanzebe dhe Yoane Wissa.

Formacionet zyrtare:

Anglia: Pickford; Spence, Konsa, Guehi, O’Reilly; Anderson, Rice; Madueke, Bellingham, Rashford; Kane.

Kongo: Mpasi Nzau; Masuaku, Mbemba, Tuanzebe, Wan-Bissaka; Sadiki, Moutousammy; Cipenga, Mukau, Mbuku; Wissa.

https://x.com/eurofootcom/status/2072329182751674751

Promo