Pas dështimit në Botërorin 2026, Gjermania ndërmerr hap të fortë ndaj Julian Nagelsmann

Pas dështimit në Botërorin 2026, Gjermania ndërmerr hap të fortë ndaj Julian Nagelsmann

Lajme

Rrugëtimi i Gjermanisë së drejtuar nga Julian Nagelsmann në Kupën e Botës 2026 u ndal papritur në fazën e 1/32-ave. “Pancerat” u nxorën jashtë garës nga Paraguai pas penalltive, pasi 90 minutat e kohës së rregullt ishin mbyllur në barazim 1 – 1.

Ky eliminim i rëndë për një kombëtare që numëron 4 tituj kampionë bote ka shtuar ndjeshëm zërat për largimin e Nagelsmann nga pankina. Sipas zhvillimeve të fundit, treguesit në këtë drejtim po bëhen gjithnjë e më të dukshëm.

Menjëherë pas daljes nga turneu, Federata Gjermane e Futbollit vendosi të anulonte konferencën për shtyp të trajnerit, e cila ishte parashikuar të zhvillohej të martën. Një veprim i tillë lë të kuptohet qartë se mes palëve ekziston një përplasje e fortë.










Promo