Franca dhe Suedia do të matin forcat sonte duke nisur nga ora 23:00, në një ndeshje të vlefshme për fazën e 1/16-tës në Kampionatin Botëror 2026.
Janë bërë tashmë publike edhe formacionet zyrtare të këtij dueli.
Te përfaqësuesja franceze, Aurelien Tchouameni rikthehet në formacionin titullar pas mungesës në sfidën e fundit ndaj Norvegjisë për shkak të një shqetësimi. Në repartin e mesfushës, ai do të luajë përkrah Adrien Rabiot.
Në repartin ofensiv, nga minuta e parë aktivizohet Bradley Barcola, i cili këtë herë merr vendin e Desire Doue, ndërsa sulmi i ‘Gjelave’ do të prijë sërish nga Kylian Mbappe.
Në kampin suedez, nga starti do të jenë në fushë emra të njohur si Alexander Isak, Anthony Elanga dhe Viktor Gyokeres.
Trajneri Graham Potter ka zgjedhur një rreshtim mjaft ofensiv, ndërsa në mesfushë përgjegjësinë kryesore do ta mbajnë Lucas Bergvall dhe Yasin Ayari.
Formacionet zyrtare:
Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Digne; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Olise, Barcola; Mbappe.
Suedia: Zetterstrom; Gudmundsson, Lindelof, Lagerbielke; Stroud, Bergvall, Ayari, Svensson, Isak, Elanga; Gyokeres.



