Fenerbahce konfirmon dëmtimin e Vedat Muriqit, sulmuesi i Kosovës pritet të mungojë kundër Gornik Zabrzes

Fenerbahce, e cila po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri në kampin stërvitor në Topuk Yaylasi, ka marrë një tjetër lajm jo të mirë pasi ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit të ri të skuadrës, Vedat Muriqi.Sulmuesi kosovar ndjeu dhimbje muskulore gjatë një seance stërvitore dhe u detyrua të largohej

Fenerbahce konfirmon dëmtimin e Vedat Muriqit, sulmuesi i Kosovës pritet të mungojë kundër Gornik Zabrzes

Një tjetër lajm i pafavorshëm ka ardhur për Fenerbahcen, që po vijon fazën përgatitore për sezonin e ri në kampin stërvitor në Topuk Yaylasi, pasi klubi ka zyrtarizuar dëmtimin e përforcimit të ri në sulm, Vedat Muriqi.

Gjatë një seance stërvitore, sulmuesi kosovar ndjeu shqetësime muskulore dhe u largua nga fusha me barelë, çka shkaktoi menjëherë alarm në kampin e skuadrës turke.

Pas kontrolleve mjekësore dhe ekzaminimit me rezonancë magnetike, Fenerbahce njoftoi se Muriqi ka pësuar një çarje të pjesshme në muskulin e pjesës së poshtme të këmbës së djathtë.

“Vedat Muriqi iu nënshtrua një rezonance magnetike. Pas vlerësimit nga ekipi ynë mjekësor, u konstatua një çarje e pjesshme në muskulin e pjesës së poshtme të këmbës së djathtë dhe ka nisur procesi i trajtimit dhe rehabilitimit të lojtarit”, thuhej në njoftimin e klubit.

Sipas raportimeve “Fanatik”, 32-vjeçari pritet të mbetet jashtë fushave për të paktën katër javë.

Si pasojë, Muriqi me shumë gjasa nuk do të jetë i gatshëm për të dyja sfidat e Fenerbahces ndaj Gornik Zabrzes në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, një mungesë e ndjeshme për planet e klubit para nisjes së sezonit të ri./