Modeli statistikor nxjerr në pah favoritët për triumfin në Kupën e Botës

Modeli statistikor nxjerr në pah favoritët për triumfin në Kupën e Botës

Lajme

Platforma e specializuar në statistika dhe analiza futbolli, Football Meets Data, ka bërë publike përditësimet më të fundit mbi parashikimet dhe probabilitetet për mënyrën si mund të mbyllet Kupa e Botës.

Simulimi paraqet një tablo të qartë të mundësive që ka secila përfaqësuese për të ngritur trofeun, teksa në krye vijojnë të qëndrojnë emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.

Referuar modelit matematikor, Franca rezulton skuadra me më shumë gjasa për të fituar turneun, me 17.2% shanse për titullin. Pas saj vjen Argjentina, kampionia në fuqi, e cila vlerësohet me 15.8%.

Në mesin e ekipeve kryesore pretendente për sukses renditen edhe Spanja me 12.9%, Anglia me 11.8% dhe Brazili me 7.6%.

Në një nivel të dytë pretendentësh, sipas këtij simulimi, pozicionohen Holanda me 5.7%, Portugalia me 3.8% dhe Gjermania me 3.5%.

Pjesa tjetër e renditjes pasqyron një hendek të ndjeshëm në përqindje për kombëtaret më pak të favorizuara, me disa prej tyre që paraqiten me shanse minimale për fitimin e trofeut në bazë të këtij modeli statistikor.

https://www.instagram.com/p/DaIhJCiFtYJ

Promo