Goli i Sanchez ndaj Portugalisë duhej të njihej, sipas analizës që shpjegon pse vendimi ishte i gabuar

Goli i Sanchez ndaj Portugalisë duhej të njihej, sipas analizës që shpjegon pse vendimi ishte i gabuar

Lajme

Shtimi i polemikave për golin e anuluar të Davinson Sanchez ndaj Portugalisë ka ardhur pasi llogaria në X që merret me analizën e arbitrimit, ArchivoVAR, ka mbrojtur qëndrimin se anulimi i këtij realizimi ishte një vendim i pasaktë.

Sipas analizës së publikuar prej tyre, problemi qëndron te mënyra si është përcaktuar momenti i aksionit gjatë kontrollit me teknologjinë gjysmë-automatike për pozitën jashtë loje. ArchivoVAR pretendon se është përdorur korniza e gabuar në rishikim.

Në vlerësimin e kësaj llogarie, bëhet fjalë për një “gabim të rëndë”, pasi sipas tyre Sanchez rezulton “plotësisht në vijë” me mbrojtësin kundërshtar, nëse si pikë reference merret kontakti i parë me topin.

Kolumbiani besoi se kishte realizuar golin vendimtar në fundin e takimit, por ndërhyrja e VAR-it bëri që ai të anulohej për pozitë jashtë loje.

Sipas shpjegimit të tyre, zyrtarët e VAR-it janë mbështetur në një kornizë ku topi kishte dalë tashmë nga këmba e lojtarit që pasoi. Për ArchivoVAR, kjo ka shtrembëruar vijën e jashtëloje dhe ka krijuar përshtypjen se Sanchez ishte përpara mbrojtësit të fundit.

Nga këndi i korrigjuar i analizës, ata insistojnë se realizimi duhej të qëndronte.

“Është gol i rregullt”, thuhet në reagimin e kësaj llogarie, e cila shton se zgjedhja e gabuar e kornizës ndikoi drejtpërdrejt në vendimmarrje dhe i kushtoi Kolumbisë një fitore të mundshme.

Megjithatë, ArchivoVAR pranon edhe një element tjetër: nëse merret për bazë korniza që zgjodhën zyrtarët e VAR-it, atëherë Sanchez shfaqet disi në pozitë jashtë loje.

Sipas tyre, pikërisht ky është thelbi i problemit, pasi i gjithë vendimi varet nga ai fraksion sekonde që përzgjidhet për të ngrirë aksionin.

https://x.com/ArchivoVAR/status/2071210100614693090

Promo