Komiteti Teknik i Gjyqtarëve në Spanjë tani po shqyrton nëse do të ndërmarrë veprime ligjore kundër presidentit të Barcelonës , Joan Laporta, pas komenteve të tij në lidhje me thirrjet VAR pas ndeshjes mes Real Madrid dhe Almeria të dielën e kaluar.
Laporta deklaroi me guxim se VAR-i në Spanjë është rrëmbyer nga presioni që i është bërë nga Real Madridi.
Kështu presidenti i Barçës këmbëngul se VAR nuk është më një teknologji kompetente në futbollin spanjoll.
Sipas Marca, komiteti ka kontaktuar avokatët e tyre për këshilla se si të trajtohen më mirë komentet e Joan Laportas.
Nëse ato konsiderohen mjaft poshtëruese, Laporta mund të tërhiqet zvarrë në gjykatë ose një komitet disiplinor me akuza për sjellje të pahijshme dhe shpifje.
Real Madridi nuk i është përgjigjur ende komenteve të fundit të Laportas, por ata synuan një goditje të fortë te Xavi pasi ai foli me të njëjtin zë si shefi i madh i Barcelonës kur diskutoi për VAR-in në fillim të kësaj jave. /Telegrafi/
sport,BARCELONA,Joan Laporta,la liga , BARCELONA,Joan Laporta,la liga