Ronaldo ngjitet në vendin e dytë për më shumë pozicione jashtë loje në Kupat e Botës

Ronaldo ngjitet në vendin e dytë për më shumë pozicione jashtë loje në Kupat e Botës

Lajme

Cristiano Ronaldo tashmë mban vendin e dytë mes futbollistëve që janë sinjalizuar më shpesh në pozicion jashtë loje në Kupën e Botës gjatë shekullit të 21-të.

Në sfidën e fundit të fazës së grupeve në Botërorin 2026, Portugalia barazoi 0–0 me Kolumbinë, ndërsa kapiteni veteran u kap dy herë në pozicion jashtë loje.

Pas këtyre dy episodeve, 41-vjeçari ka shkuar në 23 raste gjithsej jashtë loje në historinë e paraqitjeve të tij në Kupën e Botës.

Në këtë listë, ai qëndron pas vetëm ish-sulmuesit të Holandës, Robin van Persie, i cili kryeson me 25 raste, ndërsa menjëherë pas Ronaldos renditet francezi Thierry Henry me 22.

Statistikat e Ronaldos në Kupat e Botës sipas edicioneve:

Botërori 2006: 5 raste jashtë loje

Botërori 2010: 3

Botërori 2014: 3

Botërori 2018: 1

Botërori 2022: 7

Botërori 2026: 4

Kjo shifër e vendos Ronaldon në një statistikë të veçantë në historinë e Botërorëve dhe pasqyron faktin që ai ka mbetur një pikë kyçe reference në repartin ofensiv të Portugalisë për më shumë se dy dekada.

Promo