Egjipti e mbylli në barazim sfidën ndaj Iranit, por pavarësisht këtij rezultati arriti të sigurojë biletën për në fazën e eliminimit direkt.
Ndeshja ishte e ekuilibruar nga fillimi deri në fund dhe në përfundim u mbyll me shifrat 1-1.
Skuadra egjiptiane kaloi në avantazh shumë shpejt, kur në minutën e pestë Mahmoud Saber u gjend në momentin dhe vendin e duhur për të realizuar për 1-0 (5’).
Iranianët patën një mundësi ideale për ta kthyer menjëherë baraspeshën, por Oufa Shobeir nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 11-të (11’).
Gjithsesi, reagimi i Iranit erdhi shpejt, pasi vetëm tre minuta më pas Ramin Rezaeian realizoi një gol shumë të bukur për 1-1 (14’).
Pas golit të barazimit, takimi u zhvillua me ritëm të lartë dhe me raste në të dyja anët, por asnjëra skuadër nuk arriti ta dërgonte sërish topin në rrjetë.
Në fund, Irani mendoi se gjeti golin e fitores me Khalilzadeh, por pas kontrollit me VAR u konstatua se ai ishte në pozitë jashtë loje.
Me këtë rezultat, Egjipti e mbyll Grupin G në vendin e dytë dhe avancon në fazën tjetër, ndërsa Iranit i duhet të presë një kualifikim të mundshëm nga pozita e tretë.


