Franca dhe Norvegjia publikojnë formacionet zyrtare, nordikët me rezervat ndërsa ‘Gjelat’ me titullarët

Franca dhe Norvegjia publikojnë formacionet zyrtare, nordikët me rezervat ndërsa ‘Gjelat’ me titullarët

Lajme

Nga ora 21:00, Franca dhe Norvegjia do të përballen mes vete në kuadër të raundit të tretë të Kampionatit Botëror 2026.

Pas dy ndeshjeve të para, përfaqësuesja franceze ka regjistruar dy fitore, pasi ka mposhtur Senegalin dhe Irakun, dhe tani synon ta mbyllë fazën e grupeve me bilanc të plotë.

Edhe pse si Franca ashtu edhe Norvegjia kanë nga gjashtë pikë, norvegjezët kanë vendosur që në sfidën e sotme të paraqiten me ekipin e dytë.

Për këtë arsye, lojtarë si Erling Haaland dhe Martin Odegaard do ta nisin takimin nga banka rezervë.

Në krahun tjetër, te Franca nga minuta e parë aktivizohet Kylian Mbappe, ndërsa në formacion nuk mungojnë as Michael Olise dhe Ousmane Dembele.

Formacionet zyrtare:

Norvegji: Selvik; Aursnes, Falchener, Ostigard, Bjorkan, Thorstvedt, Berg, Aasgaard; Bobb, Larsen, Schjelderup.

Francë: Maignan; Hernandez, Lacroix, Upamecano, Kounde; Kone, Tchouameni; Doue, Olise, Dembele; Mbappe.

Promo