Kupa e Botës 2026 ka hyrë në histori si edicioni me më shumë gola të shënuar në Kampionatet Botërore.
Rekordi i ri u regjistrua mëngjesin e së premtes, gjatë përballjes së Grupit D mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, kur Auston Trusty realizoi golin e 173-të të turneut.
Me këtë gol u tejkalua shifra prej 172 golash, e vendosur më parë në “Katar 2022”. Ky rekord u thye në ndeshjen e 59-të të këtij turneu.
Në krahasim me këtë edicion, shifra prej 172 golash në Katar ishte arritur vetëm pas përfundimit të të gjithë turneut, pra pas 64 ndeshjeve të zhvilluara.
Kjo është Kupa e parë e Botës që organizohet me 48 skuadra dhe jo me 32, çka nënkupton se në total do të luhen 104 ndeshje, ose 40 më shumë se në edicionin e kaluar.
Lidhur me këtë arritje reagoi edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
“Thyerja e rekordit të Katarit prej 172 golash nënvizon emocionin dhe lojën sulmuese që e kanë bërë tashmë Kupën e Botës 2026 të paharrueshme”, ka shkruar Infantino në një postim në Instagram.


