Greenwood ‘ëndërron’ kalimin tek Barcelona, agjentët e tij po punojnë në këtë drejtim

Lajme

Lojtari i Manchester United, Mason Greenwood, raportohet se u ka thënë agjentëve të tij se kalimi tek Barcelona është ‘ëndrra’ e tij.

Greenëood ka arritur ta rindërtojë karrierën e tij në huazim tek Getafe këtë sezon, me Manchester United që kishte njoftuar për largimin e tij verën e kaluar, pas një hetimi prej gjashtë muajsh për sjelljet e tij jashtë fushës.

22-vjeçari tashmë ka kontribuar në shtatë gola në 16 paraqitje në La Liga, duke bërë kështu që të bie në syrin e gjigantëve spanjollë si Barcelona dhe Real Madridi.

Sipas mediumit anglez The Sun, Greenwood është prioriteti kryesor i Barcelonës, të cilët duan ta kenë atë në radhët e veta jo më larg se në qershor.

Për t’i përshpejtuar gjërat, ka qenë vet Greenwood ai i cili i ka kërkuar agjentëve të tij që të bëjnë të pamundurën në mënyrë që destinacioni i tij i radhës të jetë “Camp Nou”.

Raporti shton se United me shumë gjasë do të përfshijë një mori bonusesh në çfarëdo marrëveshje për lojtari, e cila bazohet në ndeshjet që ai luan potencialisht për Barcelonën dhe për Anglinë.

Ylli i Getafes është lidhur gjithashtu me një kalim edhe në Itali, por sidoqoftë dëshira e tij mbetet që të vazhdojë të mbetet pjesë e elitës spanjolle, teksa United është duke pritur një ofertë formale nga blaugranasit gjatë muajve në vazhdim. /Telegrafi/



sport,BARCELONA,getafe,la liga,mason greenwood , BARCELONA,getafe,la liga,mason greenwood

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *