Trofeu i parë për vitin 2024: Interi gjen fitoren në frymën e fundit, Lautaro ‘hero’ i Nerazzurrëve

Lajme

Inter ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Napolit dhe tani do të rikthehen në Itali me trofeun e parë të sezonit.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë mjaft të qetë nga të dyja palët, të cilat prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të shënuar gol.

“Nerazzurët” rastin e parë serioz e patën me anë të Federico Dimarcos (16’), gjuajtja e të cilit përfundoi fare pranë shtyllës së djathtë të Gollinit.

Në fakt Inter kaloi në avantazh përmes Lautaro Martinez (39’) por argjentinasi ishte në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua.

Gjërat u vështirësuan për Napolin kur Giovanni Simeone (60’) la ekipin me një lojtar më pak në fushë pasi ndëshkimit me dy kartonë të verdhë.

Interi shfrytëzoi avantazhin numerik, duke dominuar pjesën e mbetur të ndeshjes me posedim dhe me raste.

Calhanoglu, Mkhitaryan dhe Arnautovic që të tre patën mundësi shumë të mira shënimi, por që nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.

Goli i fitores dhe ai që i dhuroi trofeun Interit erdhi krejt në fund të ndeshjes, kur Lautaro Martinez (91’) u shërbye mirë në zonë nga Benjamin Pavard për të shënuar për 1-0.

Ky ishte trofeu i parë i sezonit për Interin, teksa janë në garë edhe për trofeun e Serie A dhe Ligën e Kampionëve./Telegrafi/



sport,inter,Lautaro Martinez,napoli,serie a , inter,Lautaro Martinez,napoli,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *