Juventus prezanton mbrojtësin Tiago Djalo

Lajme

Juventus edhe zyrtarisht kanë njoftuar për blerjen e mbrojtësit portugez, Tiago Djalo, nga Lille për shumën e 3.6 milionë eurove dhe 3.1 milionë tjera bonuse.

Lojtari kishte fluturuar mbrëmë gjatë natës për në Turin dhe i është nënshtruar testeve mjekësore këtë mëngjes.

Ashtu siç pritej, kostoja totale e këtij transferimi u konfirmua të ishte 3.6 milionë euro që do të paguhet në tri këste dhe 1.5 milionë tjera bonuse.

Ka bonuse të mëtejme që mund të kapin shifrën e 2.6 milionë eurove në rast se arrihen kushte të veçanta sportive dhe objektivat e klubit.

Tiago Djalo ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me “Zonjën e Vjetër” që do ta mbajë atë në klub deri në 2026, por sipas gazetarit Fabrizio Romano, aty është përfshirë edhe një klauzolë që e lejon zgjatjen e kontratës deri në qershor të 2028.

Djalo ishte në dispozicion për këtë shumë për shkak se kontrata e tij me Lille ishte afër skadimit në fund të sezonit, dhe se ai nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon për shkak të operimit në gju në mars të vitit të kaluar.

Interi kanë qenë gjithashtu në negociata të avancuara me lojtarin, por ata ishin të gatshëm ta transferojnë atë vetëm si lojtar i lirë, andaj Juventusi ka ndërhyrë dhe ka ofruar para në drejtim të Lille.

Italia nuk është një vend i panjohur për Djalon, pasi ai kishte kaluar një periudhë të shkurtër në akademinë e Milanit në 2019./Telegrafi/



sport,JUVENTUS,serie a,tiago djalo , JUVENTUS,serie a,tiago djalo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *