Tri lëvizje që Deschamps pritet t’i bëjë te Franca për sfidën ndaj Irakut

Lajme

Didier Deschamps thuhet se po përgatit tri ndryshime në formacionin titullar të Francës për ndeshjen e radhës në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026.

Trajneri i Francës pritet t’ia besojë një vend nga minuta e parë anësorit ofensiv të Paris Saint-Germain, Bradley Barcola, i cili në këtë rast do të niste për herë të parë një ndeshje në Kupën e Botës. Ky hap vjen pasi Desire Doue nuk arriti të linte përshtypje me paraqitjen e tij gjatë pjesës së parë në takimin ndaj Senegalit.


“Gjelat” e filluan rrugëtimin e tyre në grup me një fitore 3-1 kundër Senegalit në Filadelfia, falë dy golave të kapitenit Kylian Mbappe. Sidoqoftë, edhe pse morën tre pikët, loja sulmuese e Francës në fraksionin e parë u kritikua gjerësisht nga mediat franceze për mungesë temp i dhe idesh kreative.

Sipas raportimit të mediumit francez L’Equipe, stafi teknik po shqyrton mundësinë që Doue të mbetet jashtë formacionit titullar dhe në vend të tij të aktivizohet Barcola, i cili me shpejtësinë dhe depërtimet e tij pritet t’i japë më shumë gjallëri repartit ofensiv.

Megjithatë, ndryshimet nuk pritet të kufizohen vetëm te ky repart. Për të shtuar më shumë krijimtari në fazën sulmuese, Michael Olise mund të luajë në rolin e organizatorit pas sulmuesit, ndërsa Ousmane Dembele pritet të spostohet në pozitën e tij natyrale në krahun e djathtë.

Edhe prapavija dhe mesfusha mund të preken nga këto lëvizje. Mbrojtësi i Aston Villas, Lucas Digne, konsiderohet si kandidati kryesor për të zëvendësuar Theo Hernandez në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa mesfushori i Romës, Manu Kone, pritet të nisë ndeshjen përkrah Adrien Rabiot në qendër të mesfushës.

Këto lëvizje pasqyrojnë alternativat e shumta që ka në dispozicion Deschamps, i cili synon të përmirësojë paraqitjen e skuadrës dhe të vazhdojë formën pozitive gjatë Kupës së Botës 2026.//

Promo