Malisheva ka konfirmuar emërimin e trajnerit të ri, duke ia besuar skuadrën teknikut gjerman Thomas Brdaric.
Klubi nga Malisheva e njoftoi lajmin përmes një deklarate zyrtare, ku shprehu kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes me trajnerin gjerman, i cili së fundmi drejtoi Drenicën.
Sipas njoftimit të klubit, Brdaric ka qenë në krye të skuadrave në nivele të larta të garës dhe vlerësohet si një trajner me vizion të qartë, i aftë të ndërtojë strukturë dhe organizim brenda ekipit.
Drejtuesit e Malishevës besojnë se përvoja e tij në futbollin profesionist do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e klubit dhe në krijimin e një mentaliteti fitues për sezonet që vijnë.
Njoftimi i plotë i Malishevës:
FC Malisheva ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Thomas Brdaric si krye-trajnerin e ri.
Trajneri gjerman sjell me vete një përvojë të pasur ndërkombëtare, si në futbollin evropian ashtu edhe në atë aziatik, pasi ka drejtuar klube në nivele të larta garimi.
Si një figurë që ka kaluar në kategori të ndryshme të futbollit profesionist, Brdaric, me përvojën dhe vizionin e tij, pritet të sjellë strukturë, organizim dhe një kulturë fituese në klub.
Trajnerit i urojmë shumë suksese në krye të FC Malishevës dhe e mirëpresim në familjen tonë. Mirë se erdhe, Thomas!


