Holanda dhe Suedia përballen sonte nga ora 19:00, në kuadër të xhiros së dytë të Kampionatit Botëror 2026, në një ndeshje që i takon Grupit F.
“Tulipanët” hyjnë në këtë sfidë pas barazimit 1-1 kundër Japonisë në takimin hapës, ndërsa Suedia vjen pas triumfit të thellë 5-1 ndaj Tunizisë.
Te Holanda, nga minuta e parë, trajneri Ronald Koeman i ka dhënë sërish besim liderit Virgil Van Dijk, i cili edhe këtë herë në qendër të mbrojtjes do të ketë përkrah Jan Paul Van Hecken, njësoj si në ndeshjen e parë.
Në repartin e mesfushës udhëheq Frenkie De Jong, ndërsa në fazën ofensive Brian Brobbey do të mbështetet nga Donyell Malen dhe Cody Gakpo.
Në kampin suedez po ashtu nuk mungojnë yjet, me Viktor Gyokeres dhe Alexander Isak që pritet të jenë një rrezik i madh për portën e Holandës.
Formacionet zyrtare:
Holanda: Verbruggen; Dumfries, Van Hecke, Van Dijk, Van de Ven; Gravenberch, De Jong, Reijnders; Malen, Brobbey, Gakpo.
Suedia: Nordfeldt; Lindelof, Hien, Lagerbielke; Karlstrom; Gudmundsson, Ayari, Nygren, Bernhardsson; Gyokeres, Isak.


