A do të bëhen llogari në Kupën e Botës? Barazimi kualifikon të dyja kombëtaret, ndërsa humbja mund të eliminojë njërën

Lajme

Pas humbjes 0-1 ndaj Paraguait, kombëtarja e Turqisë ka humbur çdo mundësi për të kaluar në fazën eliminatore të Kupës së Botës. Shtetet e Bashkuara e kanë siguruar vendin e parë në Grupin D, ndërsa skuadrat që do të renditen në vendin e dytë dhe të tretë do të përcaktohen në përballjen direkte mes Australisë dhe Paraguait (e premte, ora 04:00). Një barazim në ‘Santa Clara’ do t’i çonte të dyja ekipet në kualifikim.

Edhe pse regjistroi 62 tentativa drejt portës në dy ndeshjet e para, Turqia nuk arriti të shënojë asnjë gol dhe mbeti pa asnjë pikë. Si pasojë, ajo u eliminua nga raundi i dytë i kompeticionit, ndërsa tani dy skuadra të tjera nga Grupi D do t’i bashkohen SHBA-së në garë për të siguruar një vend në fazën e 1/16-tës.


Sipas përllogaritjeve të platformës Football Meets Data, nëse ndeshja e ardhshme përfundon në barazim, të dyja ekipet do ta mbyllin me nga katër pikë dhe do të kalojnë në fazën eliminatore.

Nëse njëra prej tyre humbet, kjo mund të nënkuptojë edhe eliminimin dhe fundin e rrugëtimit në turne.

Kujtojmë se Paraguai u mposht 1-4 nga SHBA-ja në ndeshjen e parë, ndërsa këtë mëngjes triumfoi 1-0 ndaj Turqisë.

Australia e nisi turneun me fitore 2-0 kundër Turqisë, përpara se të pësonte humbje 0-2 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Promo