Merkato

Lewandowski vendos për ekipin e radhës, zyrtarizimi pritet në ditët në vijim

Sulmuesi polak Robert Lewandowski, i cili njoftoi largimin e tij nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar, ka vendosur të vazhdojë karrierën te Chicago Fire, raporton Diario Sport.Sipas raportimit, sulmuesi 37-vjeçar u takua javën e kaluar me drejtuesit e klubit amerikan për t’u njohur nga afër me

Sulmuesi polak Robert Lewandowski, i cili në fund të sezonit të kaluar bëri të ditur largimin nga Barcelona, ka vendosur ta vijojë karrierën te Chicago Fire, sipas raportimit të Diario Sport.

Sipas këtij raporti, 37-vjeçari javën e kaluar zhvilloi një takim me drejtuesit e klubit amerikan për t’u njohur më nga afër me projektin sportiv.


Pas një jave reflektimi dhe shqyrtimi të alternativave të tij, ai ka dhënë miratimin për transferimin te skuadra nga Çikago.

Edhe pse kishte oferta shumë të leverdishme nga klubet e Arabisë Saudite, Lewandowski ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Major League Soccer, ku synon të kalojë vitet e fundit të jetës së tij si futbollist profesionist.

Ai ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare me Chicago Fire, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Sipas burimeve, Lewandowski pritet të përfitojë rreth 10 milionë euro neto në sezon, ndërsa klubi i ka ofruar edhe një rol si ambasador pas mbylljes së karrierës së tij si lojtar.