Bëhet e qartë kujt ia drejtoi Xhaka mesazhin me peshë pas golit ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës

Lajme

Kapiteni i përfaqësueses zvicerane, Granit Xhaka, realizoi gol ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës dhe më pas, gjatë festimit, përcolli një mesazh me domethënie.

Xhaka edhe kësaj radhe udhëhoqi mesfushën e Zvicrës dhe e drejtoi ekipin drejt fitores 4-1 kundër Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa në minutat e fundit të takimit shënoi edhe golin që vulosi rezultatin përfundimtar.


Pasi realizoi me sukses nga pika e bardhë, Xhaka dha një mesazh domethënës. Futbollisti i Zvicrës me prejardhje shqiptare bëri një gjest që imitonte të folurin dhe bisedimin.

Mediat në Zvicër dhe Gjermani e shpjeguan menjëherë se kujt i drejtohej ky reagim. Në thelb, ai ishte një kundërpërgjigje ndaj mediave zvicerane, të cilat e kishin akuzuar për krijimin e një atmosfere toksike dhe jo të shëndetshme në dhomën e zhveshjes dhe brenda ekipit.

Pas barazimit ndaj Katarit, Xhaka kishte kritikuar ashpër paraqitjen e Zvicrës, pasi skuadra kishte pësuar gol në çastet përmbyllëse të ndeshjes. Në rolin e kapitenit, ai kritikoi ekipin e tij, ndërsa mediat vendase e akuzuan se po nxiste tensione.

Tashmë, ai u kundërpërgjigj përmes festimit të golit kundër Bosnjës dhe Hercegovinës, pasi shënoi nga penalltia për rezultatin final 4-1.

“Nuk është gjithmonë e lehtë. Do të gënjeja nëse do të thosha se hyri nga një vesh dhe doli nga tjetri. Më dhemb. Ka gjëra që thjesht nuk i kuptoj. Janë shkruar shumë, pardje pati një artikull të madh që nuk mund ta injorosh”, tha Xhaka pas fitores.

Në dallim nga ndeshja e parë, këtë herë Xhaka i vlerësoi bashkëlojtarët për paraqitjen si grup, disiplinën dhe luftën përgjatë të gjithë 90 minutave. Ai nënvizoi se Zvicra u shfaq e fortë dhe e bashkuar në fushë.

Promo