Shpallen tre fituesit e javës së parë të “Ekspertit”

Lajme

Loja shpërblyese “Eksperti” e organizuar nga Telegrafi ka startuar me interesim të madh gjatë Kampionatit Botëror 2026, duke mbledhur tashmë mbi 5000 përdorues që po vënë në provë njohuritë e tyre përmes parashikimit të rezultateve të ndeshjeve.

Pas katër ditëve të para të garës, janë bërë të ditur edhe fituesit javorë të javës së parë, të cilët arritën të grumbullojnë numrin më të lartë të pikëve me parashikimet e tyre.


Në krye të renditjes është “refliv”, që grumbulloi 54 pikë dhe fitoi çmimin kryesor javor, një voucher në vlerë prej 100 eurosh nga Neptun.

Po me 54 pikë, në vendin e dytë u pozicionua “ermalmustafa”, i cili fitoi një “Pako për Asistencë Rrugore” nga APR, ndërsa vendi i tretë i takoi “shkemb”, që mblodhi 48 pikë dhe u shpërblye me një SmartWatch Samsung FIT3.

Për tërheqjen e shpërblimeve dhe për informata shtesë, të tre fituesit tashmë janë kontaktuar nga redaksia e Telegrafit në adresën e e-mailit me të cilën janë regjistruar në lojën shpërblyese “Eksperti”.

Gara vazhdon të mbetet plotësisht e hapur edhe në javët e ardhshme, pasi mijëra pjesëmarrës po vazhdojnë konkurrimin për çmime të vlefshme duke parashikuar rezultatet e ndeshjeve të Botërorit.

Duhet theksuar se fituesit e javës së parë janë përcaktuar në bazë të pikëve të grumbulluara nga 11 qershori (e enjte), kur u zhvillua ndeshja e parë e Kampionatit Botëror 2026, deri më 14 qershor (e diel) në ora 23:59, interval që përbënte javën e parë të garës në “Eksperti”.

Java e dytë ka nisur pas orës 00:01 të së hënës (15 qershor) dhe do të zgjasë deri në orën 23:49 të së dielës (21 qershor).

Ndryshe, gjatë gjithë kampionatit, lojtarët e “Ekspertit” do të garojnë për t’u ngjitur sa më lart në renditje, ndërsa më të dalluarit në fund të Botërorit 2026 do të shpërblehen me çmime kryesore si iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrik Segway dhe PlayStation 5.

Shënim: Nëse dy ose më shumë lojtarë grumbullojnë numër të njëjtë pikësh, renditja përcaktohet nga kriteret shtesë të sistemit. Përparësi u jepet lojtarëve që kanë më shumë rezultate të sakta, më shumë parashikime me diferencë të saktë të golave dhe më shumë fitues të parashikuar saktë. Nëse barazia mbetet edhe pas këtyre kritereve, përparësi ka lojtari që ka parashikuar i pari.

Promo