Arsenali po shqyrton një ofertë për yllin e PSG-së

Lajme

Sipas mediave britanike, Arsenali është duke vlerësuar mundësinë që të bëjë një ofertë për anësorin ofensiv të Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola.

“Topçinjtë” e konsiderojnë francezin si një lojtar që mund të ndikojë menjëherë në formacionin startues, teksa përforcimi i fazës sulmuese mbetet një nga objektivat kryesore të klubit pas një tjetër sezoni pozitiv në arenën vendore dhe atë evropiane.


Interes për 23-vjeçarin ka shprehur edhe Liverpooli, ndonëse PSG-ja synon ta mbajë në ekip.

Megjithatë, kampionët e Francës janë të gatshëm të bëjnë lëvizje në përbërjen e skuadrës gjatë afatit kalimtar të verës, çka mund t’u krijojë hapësirë klubeve të interesuara.

Qasja e PSG-së në tregun e transferimeve mund të luajë rol edhe në bisedime, pasi klubi parisien po ndjek disa objektiva të Arsenalit, mes tyre sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez, si dhe mesfushorin e Aston Villës, Morgan Rogers.

Raportimet theksojnë se Arsenali nuk e përjashton mundësinë për të realizuar dy afrime të rëndësishme, një në repartin ofensiv dhe një në mesfushë, me synim si Barcolën ashtu edhe Rogersin.

Barcola po vazhdon të dëshmojë potencialin e tij të madh pas një sezoni mbresëlënës te PSG-ja, duke u vlerësuar si një nga talentet më premtues në futbollin evropian.

Ai shënoi gjithashtu në paraqitjen e tij të parë në Kupën e Botës 2026, në fitoren 3-1 të Francës kundër Senegalit.

Promo