Tifozët e RD Kongos ironizojnë Ronaldon duke festuar barazimin në debutimin e tij në Kupën e Botës

Lajme

Cristiano Ronaldo dhe Kombëtarja e Portugalisë u ndalën në një barazim 1-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës.

Ronaldo u shfaq kryesisht i painteresuar dhe joefektiv gjatë gjithë takimit, vetëm një ditë pasi rivali i tij Lionel Messi realizoi një tregolësh në ndeshjen hapëse të Argjentinës.


Ky barazim ka bërë që Portugalia dhe Ronaldo të marrin shumë kritika për paraqitjen, por edhe të bëhen objekt talljeje.

Tifozët e Republikës Demokratike të Kongos e shijuan debutimin e ekipit të tyre në Kupën e Botës, si edhe golin dhe pikën e parë të fituar.

Pas ndeshjes, ata u panë jashtë stadiumit në Hjuston duke bërë festimin ikonik të Ronaldos, të njohur si “Siuu”.

Videoja e këtyre tifozëve duke u tallur me Ronaldon tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.

Promo