FC Feronikeli 74 e ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Elon Berishës në rolin e trajnerit të skuadrës së parë.
Njoftimi është dhënë nga klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku bëhet e ditur se mes palëve është arritur marrëveshje për një kontratë me afat dyvjeçar.
Drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur se emërimi i Berishës është pjesë e një projekti afatgjatë për krijimin e një ekipi konkurrues dhe stabil, me objektiva të qarta për të ardhmen.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se Elon Berisha është emëruar trajner i ri i ekipit të parë të FC Feronikeli 74. Klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin Berisha për një kontratë dyvjeçare, duke dëshmuar besimin në vizionin e përbashkët dhe projektin tonë afatgjatë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Nga Feronikeli 74 vlerësojnë se ardhja e Berishës përbën një hap të rëndësishëm në rrugëtimin drejt rikthimit të sukseseve dhe fuqizimit të skuadrës në sezonet që vijnë.
Klubi i ka dëshiruar trajnerit të ri mbarësi në punë dhe sa më shumë fitore në drejtimin e ekipit.
“Me ambicie të qarta dhe një plan të mirëfilltë për të ardhmen, besojmë se kjo është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e një ekipi konkurrues dhe të qëndrueshëm. I urojmë Elon Berishës shumë suksese dhe sa më shumë fitore në krye të ekipit tonë”, përfundon komunikata e FC Feronikelit 74.


