Kombëtaret

Formacionet zyrtare për Portugali – Kongo: Martinez aktivizon gjithë emrat kryesorë

Portugalia do ta nis fushatën e saj të Kampionatit Botëror 2026 ndaj Republikës së Kongos, ndeshje kjo që do të nis me fillim nga ora 19:00.Dy kombëtaret tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare, me përzgjedhësin Roberto Martinez që ka vendosur të futet në fushë me të gjithë artilerinë e rëndë.Te P

Portugalia e nis fushatën e saj në Kampionatin Botëror 2026 përballë Republikës së Kongos, në një ndeshje që fillon nga ora 19:00.

Të dyja përfaqësueset i kanë bërë tashmë publike formacionet zyrtare, ndërsa përzgjedhësi Roberto Martinez ka vendosur të paraqitet në fushë me të gjithë lojtarët më të rëndësishëm.


Te Portugalia, vëmendja kryesore bie mbi Cristiano Ronaldon, i cili po merr pjesë në Botërorin e tij të fundit, ndërsa në këtë përballje do të mbështetet nga Pedro Neto dhe Bernardo Silva.

Në repartin defensiv, Martinez u ka besuar Tomas Araujos dhe Renato Veigës, për shkak të mungesës së liderit Ruben Dias, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar.

Në anën tjetër, Republika e Kongos e nis ndeshjen me futbollistë si Aaron Wan-Bissaka, Axel Tuanzebe dhe Yoane Wissa.

Formacionet zyrtare:

Portugalia: Costa, Cancelo, Araujo, Veiga, Mendes, Fernandes, Neves, Vitinha, Silva, Ronaldo, Neto

Republika e Kongos: Mpasi Nzau, Masuaku, Kapuadi, Mbemba, Tuanzebe, Wan-Bissaka, Mukau, Moutoussamy, Kayembe, Bakambi, Wissa.