Franca ka mundur të gjejë golin e epërsisë në ndeshjen përballë Senegalit, duke kaluar në avantazh 1-0 në minutën e 66-të.
Goli erdhi pas një aksioni të ndërtuar shumë mirë nga francezët, me disa pasime të sakta që çuan përpara sulmin.
Në fund, topi shkoi te Kylian Mbappé, i cili përfitoi në mënyrë ideale nga asistimi i Micheal Olise dhe realizoi me një goditje të ulët e të saktë në qendër të portës.
Portieri i Senegalit, Mandy, nuk pati asnjë mundësi të ndalte përfundimin e saktë të sulmuesit francez, i cili i dha epërsinë “Gjelave” në një moment shumë të rëndësishëm të sfidës.
Disa minuta më pas, në minutën e 68-të, Senegali besoi se kishte gjetur golin e barazimit me Nicolas Jackson, por realizimi i tij u anulua për pozicion jashtë loje pas verifikimit të aksionit nga arbitrat.
Për momentin, Franca udhëheq 1-0 dhe duket në rrugën e duhur për ta nisur me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës 2026.


