Ka përfunduar pritja për sfidën e shumëpritur mes Francës dhe Senegalit në Kupën e Botës 2026, teksa të dyja përfaqësueset kanë bërë publike rreshtimet zyrtare për ndeshjen.
Trajnerët kanë zgjedhur të nisin takimin me futbollistët më të rëndësishëm, duke treguar qartë ambiciet e tyre që nga minuta e parë.
Te Franca, fokusi kryesor bie mbi repartin ofensiv, ku Michael Olise, Ousmane Dembélé dhe Désiré Doué do të jenë pas kapitenit Kylian Mbappé, për të mbështetur sulmin e “gjelave”.
Në vijën e mbrojtjes, Didier Deschamps ka vendosur përpara portierit Mike Maignan dyshen qendrore Dayot Upamecano dhe William Saliba.
Në krahun tjetër, Senegali mbështetet te eksperienca e Kalidou Koulibalyt në prapavijë, ndërsa në sulm paraqitet me Ismaïla Sarr, Nicolas Jackson dhe kapitenin Sadio Mané, që mbetet arma kryesore e “Luanëve të Terangës”.
Franca: Maignan; Koundé, Upamecano, Saliba, Theo Hernandez; Tchouaméni, Rabiot; Olise, Dembélé, Doué; Mbappé.
Senegali: E. Mendy; Diatta, Koulibaly, Niakhaté, Diouf; Idrissa Gana Gueye, Pape Gueye, Camara; Ismaïla Sarr, Jackson, Sadio Mané.


