La Liga

Mourinho synon Bastonin për të forcuar mbrojtjen e Real Madridit

Jose Mourinho po vazhdon revolucionin e tij te Real Madridi, duke mos treguar asnjë hezitim për të bërë ndryshime të mëdha në repartin defensiv.Mbrojtja e klubit madrilen tashmë ka pësuar transformime të rëndësishme gjatë afatit kalimtar të verës, pas afrimeve të Marc Cucurellas, Denzel Dumfries dhe

Jose Mourinho ka nisur të lëvizë për një tjetër përforcim në prapavijën e Real Madridit, duke treguar se është i vendosur të vazhdojë ndryshimet e thella në repartin defensiv.

Gjatë merkatos së verës, klubi madrilen ka bërë tashmë disa ndërhyrje të rëndësishme në mbrojtje me afrimet e Marc Cucurellas, Denzel Dumfries dhe Ibrahima Konates.

Por trajneri portugez nuk e konsideron të mbyllur punën me kaq. Sipas gazetarit Miguel Serrano, objektivi kryesor i Mourinhos për qendrën e mbrojtjes është lojtari i Interit, Alessandro Bastoni.

Qendërmbrojtësi italian 27-vjeçar vlerësohet prej kohësh si një nga më të mirët në Evropë në rolin e tij, ndaj edhe ka qenë vazhdimisht në radarët e klubeve më të mëdha.

Më parë, Bastoni ishte ndër emrat më të kërkuar nga Barcelona, por skuadra që drejtohet nga Hansi Flick u tërhoq gradualisht nga tentativa për ta transferuar.

Gjithsesi, kalimi i tij te Real Madridi nuk parashikohet i thjeshtë. Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, e ka bërë të qartë se zikaltërit nuk planifikojnë të ndahen me një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

“Ai kurrë nuk ka kërkuar të largohet. Është shumë i lumtur këtu dhe ne nuk jemi një klub që shet lojtarët e tij”, deklaroi Marotta.

Edhe përkundër këtij pozicionimi, interesimi i Real Madridit për reprezentuesin italian mbetet i fortë dhe në javët e ardhshme mund të vijë një ofertë e konsiderueshme.

Raportimet tregojnë se vlera e kartonit të Bastonit llogaritet mes 50 dhe 70 milionë eurove, shifër që për gjigantin spanjoll nuk do të ishte pengesë e madhe nëse Mourinho vendos ta bëjë italianin prioritetin absolut të mbrojtjes.