Presidenti i FIFA-s bën një veprim të rrallë, futet në zhveshtoren e Iranit dhe u drejtohet me një fjalim

Lajme

Sulmuesi i përfaqësueses iraniane, Mehdi Taremi, ka zbuluar detaje nga bisedat që futbollistët e ekipit të tij zhvilluan me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, pas vështirësive me vizat për anëtarë të delegacionit iranian.

Sipas Taremit, lojtarët e Iranit e pyetën Infantinon për arsyen pse disa zyrtarë të kombëtares së tyre nuk po lejoheshin të hynin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Gazetarët u interesuan për përmbajtjen e fjalës së presidentit të FIFA-s, ndërsa më pas u bë publik edhe një incizim i fjalimit.

“E di çfarë po kalon. E kuptoj. Por ti je më i fortë se çdo gjë. E ke bashkuar të gjithë botën, faleminderit. Dhe në këto dy ndeshje që të kanë mbetur, do ta bësh të gjithë botën krenare për atë që po bën. Dhe nëse trajneri ka nevojë për një sulmues, unë do të vij në ndeshjen tjetër për të luajtur me ty”.

“Ai thjesht dëshiron të na ndihmojë”, tha Taremi, duke përcjellë mesazhin që morën nga kreu i futbollit botëror. “Tani është fillimi i Kupës së Botës dhe ai do të na ndihmojë. Ne besojmë në gjithçka që ai thotë”, shtoi sulmuesi iranian.

Sipas të dhënave në dispozicion, Infantino i tha kombëtares iraniane në dhomën e zhveshjes se do të bënte gjithçka që kishte në dorë që një numër shtesë zyrtarësh iranianë, të cilëve më herët u ishte refuzuar viza, të mund të udhëtonin drejt SHBA-së dhe të ishin të pranishëm në ndeshjet e mbetura të fazës së grupeve.

E gjithë kjo situatë po zhvillohet në një periudhë tensionesh të larta politike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Vëmendje të veçantë mori edhe deklarata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili fundjavën e kaluar njoftoi se marrëveshja për t’i dhënë fund luftës me Iranin “është rënë dakord dhe nënshkruar plotësisht”.

Sipas njoftimeve, ceremonia zyrtare e nënshkrimit të marrëveshjes pritet të mbahet të premten në Zvicër.//

Promo