“Mësoni si ta qarkulloni topin e mallkuar”, tension në Brazil pas barazimit me Marokun

Lajme

Kombëtarja e Brazilit nuk e nisi Kupën e Botës në mënyrën më të mirë. Skuadra e Carlo Ancelottit barazoi me Marokun në raundin e parë dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1.

Ky barazim hapi shumë pikëpyetje për gjendjen e njërit prej favoritëve për titull, ndërsa trajneri Ancelotti nuk e fshehu pakënaqësinë e tij.


Tekniku italian, i njohur gjatë gjithë karrierës së tij si një trajner i qetë dhe i rezervuar, raportohet se zhvilloi një takim shumë serioz me lojtarët të nesërmen në mëngjes pas ndeshjes.

Sipas informacioneve nga kampi brazilian, Ancelotti i mblodhi futbollistët e kombëtares përpara stërvitjes dhe për disa minuta i pa pa thënë asnjë fjalë.

Në kamp mbizotëroi heshtje e plotë dhe lojtarët, sipas mediave braziliane, e kuptuan menjëherë se trajneri nuk ishte i kënaqur me atë që kishte parë ndaj Marokut.

Pas një heshtjeje të shkurtër, por të ngarkuar me tension, erdhi një mesazh që jehuan te lojtarët e kombëtares.

“Tani mësoni si ta pasoni topin e mallkuar!”, mësohet t’u ketë thënë Ancelotti lojtarëve të tij.//

Promo