Mbrojtësi i djathtë i Holandës, Denzel Dumfries, ka zgjedhur sërish të mos flasë për transferimin e shumëpërfolur te Real Madridi këtë verë, duke theksuar se historia e tij me Interin ende nuk ka përfunduar.
Sipas raportimeve, Dumfries ka firmosur një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2030, ndërsa Interi pritet të përfitojë rreth 20 milionë euro nga shitja e tij.
Los Blancos besohet se do ta bëjnë së shpejti zyrtarizimin e tij, por Dumfries ka vendosur të mos japë asnjë koment për kalimin te Real Madridi.
“Si jam? Gjithçka është në rregull, faleminderit. Nuk do t’u përgjigjem pyetjeve për Real Madridin në këtë moment, pasi jam i fokusuar te Kupa e Botës”, ka deklaruar fillimisht Dumfries.
“Interi është në zemrën time. Kujtimi im më i bukur? Ende nuk ka përfunduar, unë jam këtu në Kupën e Botës. Më pas do të shohim”, përfundoi mbrojtësi holandez.
Nga ana tjetër, përveç Dumfries, Real Madridi tashmë ka konfirmuar afrimin e Marc Cucurellas, ndërsa raportohet se ka arritur marrëveshje edhe me Ibrahima Konate dhe Bernardo Silva.


