Kepi i Gjelbër surprizoi “Ekspertët”, por pati edhe nga ata që parashikuan barazim me gola

Lajme

Nga më shumë se 4200 parashikime të regjistruara për duelin mes Spanjës dhe Kepit të Gjelbër, asnjë tifoz nuk arriti ta godasë saktë rezultatin në platformën e Telegrafit, “Eksperti”.

Ndeshjet e Kupës së Botës po vazhdojnë të ngjallin interes të madh në “Eksperti”, ku po zhvillohet një garë e madhe me shpërblime si iPhone 17 Pro Max, trotineti elektrik Segway dhe PlayStation 5.


Spanja nuk e nisi mirë Kampionatin Botëror 2026, pasi regjistroi një barazim 0-0, një rezultat mjaft befasues. Sipas statistikave të ekspertëve, përqindja e saktësisë është zero, megjithatë pati edhe nga ata që parashikuan se ndeshja do të mbyllej në barazim.

Nga 4 mijë tifozë që dhanë parashikimet e tyre, vetëm 11 e qëlluan pjesërisht rezultatin, duke parashikuar 2-2 (shtatë persona) dhe 1-1 (katër persona).

Shumica dërrmuese besonte në një fitore të thellë të Spanjës, me rezultate si 4-0, 5-0, 3-0 ose 6-0.

Kjo dëshmon se, pavarësisht analizave dhe pritshmërive para ndeshjeve, futbolli mbetet i paparashikueshëm dhe pikërisht kjo e bën garën edhe më tërheqëse për tifozët dhe ekspertët.

Regjistrohu në eksperti.telegrafi.com, bëhu pjesë e garës dhe trego sa mirë e njeh futbollin. /Telegrafi/

Promo