Spanja u përball me vështirësi të papritura në pjesën e parë të ndeshjes kundër Kepit të Gjelbër në Kupën e Botës 2026, dhe këtë e pasqyrojnë më së miri statistikat e Mikel Oyarzabal.
Kampionët e Evropës nuk gjetën dot rrugën e golit, ndërsa përfaqësuesja afrikane u mbrojt me disiplinë dhe organizim të lartë, duke e mbyllur pjesën e parë në barazim 0-0.
Qëndrueshmëria në mbrojtje e Kepit të Gjelbër prodhoi edhe një statistikë të pazakontë. Sulmuesi spanjoll Mikel Oyarzabal nuk pati asnjë prekje të topit gjatë 30 minutave të para, një shifër negative e papërsëritur më parë në historinë e Kupës së Botës.
Sipas statistikave zyrtare, të regjistruara që nga Botërori i vitit 1966 në Angli, nuk ishte dokumentuar më parë që një lojtar të mos kishte asnjë prekje të topit.
Edhe pse për turnetë e zhvilluara para vitit 1966 nuk mund të ketë një konfirmim të plotë, ky mbetet rasti i parë i regjistruar në epokën moderne të Kupës së Botës.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, Spanja rriti presionin dhe krijoi disa mundësi të mira për gol, por nuk ia doli të mposhtte rezistencën e Kepit të Gjelbër.
Kjo statistikë nxjerr qartë në pah organizimin mbresëlënës të skuadrës afrikane, e cila arriti ta izolojë plotësisht sulmuesin kryesor të spanjollëve dhe ta mbajë portën të paprekur deri në pushim.


