Zyrtare: Melos Bajrami transferohet te Spartak Trnava

Lajme

Futbollisti kosovar Melos Bajrami ka bërë hapin e radhës në karrierën e tij, duke u transferuar te skuadra sllovake Spartak Trnava pas paraqitjeve të mira me Vllazninë e Shkodrës në kampionatin shqiptar.

24-vjeçari konsiderohet një nga futbollistët më cilësorë të gjeneratës së tij dhe me këtë transferim synon të dëshmojë vlerat e tij edhe në futbollin evropian.


Spartak Trnava është një nga klubet më të njohura në Sllovaki dhe pjesëmarrëse e rregullt në garat evropiane.

Gjatë karrierës së tij, Bajrami ka fituar përvojë të konsiderueshme duke luajtur për klube të njohura në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai ka qenë pjesë e Ballkanit, Skënderbeut, Gjilanit, Shkupit dhe Makedonija Gjorçe Petrov, para se të transferohej te Vllaznia.

Transferimi në Sllovaki shihet si një hap i rëndësishëm në zhvillimin e tij profesional dhe një mundësi e mirë për t’u afirmuar në një nivel më të lartë të futbollit evropian.

Spartak Trnava tashmë ka siguruar shërbimet e një futbollisti me përvojë në rajon, ndërsa Bajrami do të synojë të lërë gjurmë edhe në aventurën e tij të re jashtë trojeve shqiptare. /Telegrafi/

Promo