E ardhmja e Armando Brojës: Chelsea ka një kusht për largimin e 22-vjeçarit

Lajme

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të diskutohet. Sulmuesi shqiptar është gjithmonë e më larg Chelsea, teksa gjatë merkatos së dimrit pritet të mësohet edhe skuadra ku do të luajë pjesën e dytë të sezonit.

Largimi nga “Stamford Bridge” është thuajse i sigurtë, pasi talenti kuqezi nuk duket në planet e stafit të “Bluve” dhe në këto kushte drejtuesit e skuadrës angleze janë të gatshëm të heqin dorë nga shërbimet e tij.

Në fakt sipas “The Sun”, që diçka e tillë të ndodhë, londinezët kanë një kusht. Do të lejonin huazimin e Brojës gjatë merkatos së janarit, nëse në merkaton e verës skuadra që merr 22-vjeçarin të paguajë për kartonin e tij. Janë pot 40 milionë euro që Chelsea kërkon për kartonin e Brojës.

Kujtojmë se në Premier League janë 3 ekipe që duan sulmuesin e kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për West Ham, Fulham dhe Wolverhampton. Mbetet të shihet se cila prej skuadrave do të marrë përsipër të paguajë 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e Brojës. /newsport.al/



sport,Armando Broja,chelsea , Armando Broja,chelsea

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *