Kombëtarja e Shqipërisë arkëtoi 9.25 milionë euro nga UEFA gjatë fazës së grupeve të Euro 2024.
Dhe pse duket një shifër e lartë, FSHF ka shpenzuar më shumë për kuqezinjtë gjatë kësaj kohe.
Ishte presidenti i FSHF-së Armand Duka që konfirmoi mbrëmë për emisionin “Kampionët” në TV Klan se harxhimet kanë qenë mbi shumën e arkëtuar.
Dhe pse Shqipëria nuk ia doli të kualifikohej më tej, dhuroi emocione të mëdha në grupin B.
Barazimi 2 me 2 ndaj Kroacisë është historik, ndërsa dhe këto të fundit u eleminuan si vend i tretë.
Kompeticioni i radhës ku do të luajë Kombëtarja është Nations League prej shtatorit.
sport,kombetarja shqiptare , kombetarja shqiptare