Tirana ka ditur si të fitojë të ardhura dhe nga kjo merkato. Pas shitjes së Florent Hasanit te Rapidi i Bukureshtit për shifrën e 300 mijë eurove, i radhës shihet Kaina te Chungnam Asan FC në Korenë e Jugut për 100 mijë euro siç raportoi Newsport.al.
Në total 400 mijë euro, që janë shifër e konsiderueshme për një ekip shqiptar. Bardheblutë gjithsesi kanë marrë përsipër që me shitjen e tyre, të sakrifikojnë 14 gola të shënuar. 10 prej Hasanit dhe 4 prej Kainës në gjysmën e parë të sezonit, teksa 32 janë shënuar në total.
Thuajse gjysma e golave, megjithatë te Tirana ka akoma potencial. Kështu rikthimi i Patrick që pritet shumë shpejt, shihet të jetë si një përforcim për këtë merkato dimri. /newsport.al/
sport,tirana , tirana