4 tifozë të Udineses penalizohen për 5 vjet nga stadiumet pas fjalëve raciste ndaj Maignan

Lajme

Katër persona që abuzuan në mënyrë raciste me portierin e Milanit, Mike Maignan, janë përjashtuar nga stadiumet për pesë vjet, ka thënë policia italiane.

Loja u pezullua për pak kohë në ndeshjen e Serie A kundër Udineses më 20 janar, kur AC Milan u largua nga fusha pasi paralajmëroi arbitrin për këtë ngjarje.

Pesë vjet është ndalimi maksimal që mund t’u jepet shkelësve për herë të parë për abuzim racist në ndeshjet e futbollit.

Udinese konfirmoi të hënën se një tjetër tifoz ishte pezulluar përgjithmonë.

Autoritetet italiane thanë se një burrë nga qyteti i Udine, një grua dhe dy burra të tjerë nga zona lokale u zbuluan pas analizimit të pamjeve video nga stadiumi.

Ata thanë se detajet e të dyshuarve u janë përcjellë prokurorëve.

Udinese, e cila ende nuk ka komentuar këtë deklaratë më të fundit të policisë, më parë tha se do të kërkonte të vendoste një ndalim të përjetshëm për shkelësit.

Klubi është urdhëruar të luajë një ndeshje me dyer të mbyllura. /gazetaexpress/



sport,mike maignan,Milan,serie a,Udinese , mike maignan,Milan,serie a,Udinese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *