17 sezone me këtë skuadër, “Ikona” e njohur largohet nga Sevilla

Lajme

Jesus Navas do të largohet nga Sevilla në fund të sezonit. Mbrojtësi 38-vjeçar ka fituar te kjo skuadër tetë tituj, ku mund të përmendim katër të UEFA Europa League, dy nga Copa del Rey, një nga Superkupa e Evropës dhe një tjetër nga Superkupa e Spanjës.

“Ikona” spanjolle ka zhvilluar 17 sezone te ky klub, periudhë e ndarë në dy faza, të ndërprera nga qëndrimi i tij në Manchester City mes viteve 2013 dhe 2017.

Debutimi i Navas daton në nëntor 2003 në Montjuic, kundër RCD Espanyol, duke zëvendësuar Paco Gallardo me numrin 31 në shpinë.



sport,Jesus Navas,la liga,Sevilla , Jesus Navas,la liga,Sevilla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *