13 golat në Itali i sjellin jehonën, zbulohen 3 ekipet e Serisë A që u interesuan për Cristian Shpendin

Lajme

Cristian dhe Stiven Shpendi janë vëllezërit binjak që kanë edhe të njëjtin fat në futboll. Kur Stiven Shpendi ishte pjesë e Cesena-s, bashkë me Cristianin, ky i fundit ishte nën hije. Stiven shpërtheu me golat e shënuar dhe më pas kaloi te Empoli.

Menjëherë pas këtij largimi, ishte Cristian, vëllai i tij që mori stafetën dhe aktualisht kryeson listën e golashënuesve me 13 gola në kampionat. Kjo performancë ka bërë që tre ekipe të Serisë A të interesohen për të. Sipas mediave italiane janë Fiorentina, Sasuolo dhe Lecce që kanë kërkuar më shumë informacion te Cesena për Cristian. Ndërkohë edhe në momentin kur Stiven ishte në super formë te Cesena dhe Cristian ishte në hije, trajnerët që kishin punuar me të dy binjakët shpreheshin se Cristian është më i kompletuar si sulmues. /Sport Ekspres/



sport,cristian shpendi,serie a , cristian shpendi,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *