Egnatia e ka mbyllur zyrtarisht si vend i parë sezonin 2023/24 në Superiore.
Dhe pse ka mbetur 1 ndeshje për t’u luajtur, rrogozhinasit janë matematikisht kryesuesit e kampionatit të rregullt.
Me këtë triumf, Egnatia fiton dhe 100 milionë lekë që janë shpërblim nga FSHF për vendin e parë.
Kujtojmë se ndeshja e radhës për djemtë e Edlir Tetovës është përballë Tiranës, që vlen vetëm për statistika.
Më pas pason finalja e Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit. Më 14 maj në “Air Albania”, Egnatia ka mundësi të fitojë trofeun e parë për këtë sezon.
Gjithçka do të mbyllet pas Kupës, me ndeshjet e “Final 4”.
sport,egnatia,Superiore , egnatia,Superiore