Një sondazh që është cilësuar si skandal është hapur nga televizioni “ARD”.
Këta të fundit kanë publikuar një sondazh, ku tregon se 1 në 5 tifozë kërkon që në ekipin kombëtar të futbollit të ketë më shumë lojtarë të bardhë.
Trajneri i Gjermanisë ka reaguar në lidhje me këtë, duke e cilësuar raciste diçka të tillë.
Julian Nagelsmann nuk është aspak dakord këtë sondazh, duke e quajtur edhe si gjë m***.
“Mendoj se kjo është një çmenduri, si mund të jetë një sondazh i tillë në televizione publike.
Unë u trondita, e pranoj që është shumë raciste. Kam ndjesinë që na duhet të zgjohemi. Ne po luajmë një Kampionat Europian për këdo në vendin tonë.
Uroj që asnjëherë të mos më duhet të lexoj më për sondazhe të tilla m***”, është shprehur Julian Naglesmann.
sport,Kombëtarja e Gjermanisë , Kombëtarja e Gjermanisë